Në seancën e sotme plenare u diskutua për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Deputeti Adriatik Alimadhi tregoi se vetë ai është internuar që 4 vjeç nga komunizmi teksa mbi ballistët gjatë gjithë kohës është hedhur baltë.
Ai kërkon që të vendoset historia në vend dhe të dalë e vërteta.
Lexo edhe: “Mos përdhosni historinë”, debat në Kuvend: Deputeti Ralf Gjoni përplaset me Vasilika Hysin
“Unë me zotin Hyseni debatoj për mendime dhe ide se si ti vendosim në ligje. Ne nuk kemi nevojë të vendosim gishtin. Na therët atëherë kur kishit kohën. Mua që më shikoni këtu më kane internuar që 4-vjeç.
Po kërkojmë histori. Histori le të shkojë në vend. S’ka gjë në kemi qenë tradhtarët, ne jemi bërë bajga nga ju, por po kërkojmë histori për këtë vend, le të dalë e vërteta”, tha Alimadhi.
Deputeti Alket Hyseni u shpreh se duhet të ketë më shumë reagim për këtë çështje.
“Këtu ka vetëm përfaqësues të kolaboracionistëve që ne i tregojmë se historia nuk bëhet nga humbësit. Rëndësi ka që në demokraci të mbash qëndrimet e duhura”, tha Hyseni.
Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi i shpreh: Kemi ardhur pasi janë larguar një pse e spiunëve të sigurimit. I bëj ftesë kolegut që tha unë përfaqësoj Sarandën që herë tjetër me shenja fizike të jetë i kujdesshëm. Kemi 1 vit e gjysmë këtu dhe besoj se Kuvendi a ardhur në parametra. Unë jam nip i një prej njerëzve që ka vrarë partia komuniste. Do t’ju lutesha edhe kolegëve të mi, të së majtës të mos na tregojë kush i lëroi këto punë, se këto i liruam në 90 ne. Se jo vetëm që na keni grisur pantallonat, por na keni nxjerrë në mes të Tiranës”, tha Gjuzi.
/abcnews.al/