Kjo javë ka qenë kritike për Greqinë, që si pjesa më e madhe e Evropës, po përballet me valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.
Të mërkurën, vendi regjistroi një numër rekord rastesh. Të paktën 865 të infektuar u konfirmuan në 24 orë, ndërsa deri më tani mesatarja ditore ishte diku tek 500 raste, shkruan abcnews.al
Kjo rritje e rasteve ka bërë që qeveria e vendit të mblidhet sot bashkë me anëtarë të Komitetit të Sëmundjeve Infektive për të vendosur masat e radhës anti-Covid.
Kështu, sot kryeministri Mitsotakis pritet të zhvillojë në mesditë një tele-konference me 13 guvernatorët e rajoneve në Greqi për masat e reja kundër Covid-19.
Niveli i tretë apo portokalli i rrezikut nënkupton mbajtjen e maskave në të gjitha vendet e mbyllura, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, me “dëshirë”, në mbledhje njerëzish numri limitohet numri në 9, me maskat vënë dhe duke ruajtur distancën 1.5 metra etj. s.b/abcnews.al/