Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë duket se nuk do të përmirësohen. Kjo situatë vijon për sa kohë anija turke “Uruç Reis” lundron në det.
Mediat greke shkruajnë se sipas llogaritjeve, anija turke pritet t’i afrohet ishullit grek në agim. Më herët ajo është afruar 9 milje detare nga Kastelorizo, duke përforcuar taktikat provokuese të Ankarasë ndaj Greqisë në muajt e fundit.
Sipas “Protothema” pikëpyetja e madhe është nëse “Uruc Reis” do të vazhdojë kërkimet dhe sa afër do të jetë me Kastelorizo, apo nëse do të lundrojë në portin e Antalias.
LEXO EDHE: 6 anije luftarake greke bllokadë anijes turke: Tension me “gishtin në këmbëz” në Egje
Megjithatë, media turke njoftoi se Ankara do të rinovojë Navtex për Oruc Reis.
Sipas Navtex-it turk të 11 tetorit, Oruç Reis do të bëjë kërkime sizmike deri më 22 tetor në një zonë deri në 6.5 milje detare nga Kastellorizo. g.v/abcnews.al