Banorët që kanë shtëpitë e tyre pranë vendgrumbullimit të Porto Romanos u ngritën në protestë ditën që Kryeministri ndodhej në Durrës në një takim me qytetarë. Kërkesa e tyre është të ndalet shkarkimi i mbetjeve në Porto Romano.
4 km prej këtu kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me qytetarët, por banorët e Porto Romanos mendojnë se llogaridhënia duhet të nisë pikërisht tek ky vend.
“Lekët i do ai, hajd epaguaju taksat, po ku është taksa e pastrimit dhe e gjelbërimit këtu”
Familjet e periferisë së Durrësit protestuan kundër shkarkimit të mbetjeve dhe më pas asgjësimit të tyre në terren të hapur.
“Na vijnë mbeturinat afër shtëpisë, do na vijnë në kuzhinë se te dera e shtëpisë kanë ardh”.
“Ne kërkojmë o landfilldi ose të na zhukë ne nga kjo lagje e Durrësit”.
Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetë dhe drejtues të PD në këtë qytet.
Xhaferri: “Po protestojmë në vendgrumbullimin e mbeturinave, protetsat tjetër te dera e bashkisë dhe brenda bashkisë”.
Bylykbashi: “Po shkatërron jetën e qytetarëve durrsakë”
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano po kërcënon durrsakët. Çdo vit në këtë hapësirë jashtë çdo standardi shkarkohen mbi 70 mijë tonë mbetje. /abcnews.al