Drejtori i spitalit COVID 2, prof. Kapisyzi në një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët theksoi se maskat janë të rëndësishme, duke i konsideruar si një sakrificë për të mbrojtur shëndetin.
Kapisyzi gjithashtu shpjegoi edhe ndryshimet që ka pësuar COVID-19, duke theksuar se virusi Sars-COV-2, ka pësuar mutacion genetik.
“Virusi Sars-COV-2 ka pësuar mutacion genetik ku një nga më të rëndësishmit është D 614 G, ky mutacion ka bërë virusin më aftësi më ngjitëse duke rritur ngarkesën virale tek personi i infektuar. Tashmë shumë studime kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale, aq më e rëndë është forma deh aq më e lartë është sëmundshmëria dhe vdekshmëria.
Ndaj në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv. Prandaj përqasja më efikase në kushtet e mungesës së një mjekimi dhe vaksinës është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet për secilin nga ne, sa herë që vendosim maskën aq herë mbrohemi, por edhe mbrojmë. Shpëtojmë jetë duke mos lejuar mbylljen që do të ishte me pasoja sociale dhe ekonomike”, tha Prof. Kapisyzi.
/abcnews.al/