“Luftë” mes Fabrizio Coronës dhe Nina Moric, publikohet videoja e djalit: Babai im s’ka Covid-19

schedule09:33 - 21 Tetor, 2020

schedule 09:33 - 21 Tetor, 2020

Fabrizio Corona rezultoi pak ditë më parë me koronavirus. Ish-gruaja e tij Nina Moric e akuzoi atë se nuk ka respektuar rregullat e pandemisë, ndërsa njoftoi policinë me argumentin se ai ka marrë djalin e tyre në shtëpi për të kaluar kohë së bashku në një kohë kur ende nuk e ka kaluar virusin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Nina shkruante se Fabrizio jo vetëm që nuk u izolua, por vuri në rrezik edhe jetën e djalit të tyre, të cilin e mori disa ditë në shtëpi, duke shtuar se është e papranueshme që një baba të bëjë një veprim të tillë.

“Unë sapo telefonova 112-ën sepse Fabrizio Corona, pozitiv me koronavirusin, ftoi Carlos-in në shtëpi pa dijeninë time dhe tani ata po kalojnë kohë bashkë duke bërë Story në Instagram. Fabrizio jo vetëm që nuk respekton rregullat e karantinës, por as shëndetin e djalit tim dhe të të gjithë atyre që janë në kontakt me të.

Për shkak të njerëzve si Corona ndodh që virusi përhapet, duke mbjellë edhe vdekjen. Një djalë 18-vjeçar mund të jetë i pandërgjegjshëm për të bërë gjëra të tilla, por për një baba gati 50 vjeç është e papranueshme,” shkruan Nina.

Por lufta në distancë mes tyre thellohet edhe më tej, pasi modelja kroate ka publikuar një video të të birit në rrjete sociale, duke thënë se Fabrizio nuk është infektuar me koronavirus, dhe se e gjitha kjo është një lojë nga ana e tij për të vepruar kundër të ëmës.

“Babai im nuk ka koronavirus, është e gjitha një shfrytëzim për të shkuar kundër nënës time, të cilën unë e dua deri në vdekje. Dhe po, babai im më rreh, unë kthehem tek ai nga keqardhja”. dëgjihet duke thënë ndër të tjera djali 18-vjeçari Carlos Maria Corona. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!