Me ardhjen e stinës së nxehtë janë shtuar dhe personat që shfaqin probleme shëndetësore e kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore. Shëbimi infektiv në QSUT është i mbingarkuar, ndërkohë mjekët tregojnë se numrin më të madh të të sëmurëve e përbëjnë personat e helmuar nga ushqimet.
Në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë nuk ka shtretër të lirë. Pacientet që shfaqin probleme shëndetësore ndikuar edhe nga stina e nxehtë kanë mbingarkuar shërbimin. Mjekët tregojnë se numrin më të madh të të sëmurëve e zënë të helmuarit nga ushqimet.
Mjekët sugjerojnë të tregohet kujdes me atë që konsumojnë e higjenën personale. Ndërkohë tërheqin vëmendjen edhe për sëmundjet që mund të transmetohen përmes mushkonjave të cilat shërbejnë si vektorë transmetues për shumë infeksione.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë identifikuar 38 tipe mushkonjash, ndërkohe që në 39 pika përgjatë vijës bregdetare dhe në disa zona në Tiranë kanë nisur dezinsektimin. Procesi do të zgjasë deri në muajin Shtator, por për mungesë të fondeve, sipas ekspertëve, nuk mund të mbulojë të gjithë territorin e vendit./abcnews.al