Në vendin tonë ditët e fundit janë shënuar shifra të larta të rasteve ditore me koronavirus.
Ambasada Amerikane për ti ardhur në ndihmë të një situate të tillë, ka vendosur që të dhurojë 60 respiratorë.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se dorëzimi në Shqipëri i respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale
“Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale. Mësoni më shumë ? bit.ly/3dGmj9o “, shkruan ambasada./abcnews.al
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157775999035838