Mjekja që i mbijetoi “përbindëshit”: Duhet të kemi besim dhe forcë për ta luftuar kancerin

schedule09:38 - 20 Tetor, 2020

schedule 09:38 - 20 Tetor, 2020

Mjekja Oltiana Petri, e cila ka arritur të mposhtë kancerin e gjirit ishte e ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit” për të rrëfyer këtë eksperiencë të hidhur të jetës. Si një mjeke që është kujdesur shumë për veten, ajo tha se e ka patur të vështirë të pranonte se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje, megjithatë siç tha ajo, falë mbështetjes dhe besimit në vetvete ka arritur ta fitojë betejën me të.

Para 6-7 muajsh pasi e zbulova kisha bërë një eko dhe nuk kisha problematika. Nuk kisha mbushur akoma 36-vjeç dhe ishte e pamendueshme për mua që në atë moshë një mjeke që ka patur kujdes të mund të kishte një masë problematikë, e mendova si një cist në fillim.

Problemi është psikologjik. Pasi u diagostikova e vërteta është që është goditëse, kthehesh tek vetvetja dhe thua pse mua, pse në këtë moshë, kam qenë e kujdesshme me shëndetin.“, tha ajo.

Më tej, mjekja tha se problematikë vijon të mbetet dhe mungesa e komunikimit mbi këtë sëmundje dhe e pranimit tek vetvetja, ndërsa përcolli mesazhin që të flasin dhe të mos kenë besimin e duhur se do t’ja dalin ndaj kësaj beteje.

Çdo grua duhet ta pranojë tek vetvetja por jo vetëm, dhe ajo që nuk është sëmurë duhet ta mendojë që në një moment të jetës nuk është i paprekshëm. Është sëmundje për të cilën duhet të flasim sepse duke folur na qetëson psikologjikisht dhe e dyta merr një mendim dhe më shumë dhe shikon që nuk je vetëm.“, shtoi ajo. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!