Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. E ftuar mëngjesin e kësaj të marte në studion e “Abc-së së mëngjesit” ishte mjekja onkologe në Spitalin “Hygeia”, Emiljana Huti e cila ndau disa këshilla për të gjitha gratë se si të arrijnë të zbulojnë shenjat e para të kancerit me disa ekzaminime të thjeshta të gjirit.
“Kapja e shpejtë e kësaj sëmundjeve është çelësi i kurimit të plotë dhe arrihety në dy mënyra kryesore. E para është vajtja tek mjeku pa patur asnjë simptomë, e cila bëhet me programe të mirëpërcaktuara në bazë dhe të moshës dhe historisë familjare që ka. Mund të bëhet një ose dy herë në vit në varësi të moshës bëhet dhe mamografi dhe eko e gjirit, por dhe vetekzaminimi i gjirit nga gratë.
Gjiri është një organ i jashtëm në të cilin vetë neve mund të bëjmë një ekzaminim dhe të ndjejmë në faza shumë të hershme një gjë që nuk ka qenë muajt e mëparshëm. Një herë në muaj, duhet të zgjidhet një ditë. Për shembull 5 ditë pasi ka kaluar menstruacionet pasi gjiri është më i butë nga hormonet, dhe në këtë mënyrë nejh gjirin dhe strukturën e tij.
Shikojmë formën dhe pozicionimin e gjirit me mollzat që të ndjejmë çfarëdo lloj strukture që është poshtë lëkurës. Gjithashtu është dhe futja e thithkës brenda, pasi përmasa poshtë thithit e tërheq atë brenda.”, tha mjekja. xh.d/abcnews.al