Caleb Ekuban ka dalë pozitiv me COVID-19. Sulmuesi i Trabzonspor duket se është infektuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e Ganës, pasi edhe shoku i tij i dhomës atje kishte të njëjtin fat. Bernard Mensah i Besiktas kishte dalë më parë pozitiv dhe ish-goleadori i Partizanit ishte izoluar.
Më pas, për shkak të temperaturës dhe etheve ishte dërguar me urgjencë në spital. Temperatura i kishte shkuar 39 gradë dhe mjekët e kanë pasur nën mbikëqyrje. Klubi turk bën me dije se dy herë ai doli negativ, kurse para tre ditësh mësuan se ishte i prekur nga COVID-19.
“Pasi futbollisti ynë, Caleb Ekuban, u kthye nga grumbullimi i kombëtares së Ganës më 13 tetor, u mësua se shoku i tij i dhomës në grumbullim ishte pozitiv me COVID-19. Lojtari ynë, i cili ishte izoluar për shkak se kishte qenë në kontakt me një të infektuar.
Ai u trajtua në spital për faktin se kishte temperaturë të lartë. Dy testet e para të bëra dolën negativë. Futbollisti ynë, i cili doli pozitiv me 17 tetor, u dërgua më pas në izolim në shtëpi e tij, ku edhe po trajtohet”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Trabzonspor. /abcnews.al