DSHP e Durrësit ka konfirmuar 38 raste të reja me koronavirus në këtë rreth gjatë 24 orëve të fundit.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se mes të prekurve janë edhe 2 nxënës, me origjinë nga Durrësi që mësojnë në shkollën e Golemit.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm 2 raste pozitive në këtë qytet.
Në total, Shqipëria numëron më shumë se 6 530 raste aktive në të gjithë vendin, me numrin më të lartë të të prekurve në Tiranë dhe Durrës.
COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 281
Të shëruar ne 24 orë 70
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,276
Testime totale 107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara 10,071
Raste Aktive 6,533
Humbje jete 451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3281
Durrës 653
Shkodër 452
Fier 383
Korçë 397
Lezhë 338
Elbasan 279
Vlorë 233
Berat 191
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 77. /abcnews.al



