Lideri i opozitës Lulzim Basha, në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” foli për atentatet dhe vrasjet e kryera në vend.
Ndërsa komentoi atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima në Tiranë, ai tha se Policia ka qëndruar e ngurtë dhe se sipas tij ka heshtur për këtë çështje.
Po ashtu ai shtoi se hetimi i këtyre ngjarjeve është sprovë për prokuroritë, duke theksuar se situata e rendit dhe sigurisë është shumë shqetësuese.
Lexo edhe: Basha: Tre vendet ku po fshihen paratë e shqiptarëve të përvetësuara përmes PPP-ve
Pjesë nga intervista:
“Përse u shmang denoncimi i këtij rasti dhe përse policia është treguar e ngurtë. Kemi një heshtje totale nga ana e policisë, Prokurorisë si edhe shumë media.
Duhet transparencë se kush qëndron pas këtij rasti. Në këto ditë të fundit të saj qeveria është një problem për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Kemi parë edhe viktima rastësore të atentateve në rrugë. Ne kemi prioritet që Ministria e Brendshme të pastrohet nga kapja. Do të nisë me kreun e pastrimit të kupolës policore nga njerëz të lidhur më krimin, ky është një nga prioritetet tona, që policia të çlirohet nga kapja dhe të rikthehet siguria në rrugët dhe në vendin tonë.
Rendi dhe siguria nën këtë qeveri kanë prekur fundin dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse nëqoftëse kemi një qeveri e cila në ditën e saj të fundit i ka përfunduar të gjitha vëmendjen të gjitha bateritë për të zhvatur çfarë të mundet, një nga fushat e para që vuan është fusha e rendit, fusha e sigurisë ku krimi po bën kërdinë dhe njerëzit janë të pasigurt.
Policia, prokuroria, institucionet përkatëse, domethënë pyetja është pse shumë media shmangen denoncimeve të kësaj rasti? Kjo është pyetja që shtroj unë.
Pse u shmang kjo dhe pse policia vetë është treguar e ngurtë në komunikimin e këtij rasti? Padiskutim që e ka në komunikatën ditore të policisë sipas analizës që i bënë ekspertët e departamentit tonë të sigurisë, ekziston si raportim publik. Por ndërkohë ndryshe nga rastet e tjera që janë edhe më pak të rënda se ky kemi një heshtje totale. A po veprohet? Personi përkatës ka bërë denoncimet sipas informacioneve që kemi marrë ne. Ndërkohë që ka një heshtje nga ana e policisë, një heshtje nga ana e prokurorisë, një heshtje nga një numër i madh mediash.
Ndaj kërkesa që kam sot është që të bëhet urgjentisht transparencë për këtë rast. Kush qëndron pas këtij rasti? Çfarë hetimesh po ndërmerren? Dhe njëherë dua të theksoj se për ne është shumë shqetësuese që në këto ditë të fundit të saj, jo se ka shkëlqyer këto 7 vite por këto ditë të fundit të saj qeveria përbën një problem dhe jo një zgjidhje për rendin dhe sigurinë që natyrisht është një problem për sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, të biznesit të qytetarëve të zakonshëm”, tha Basha.
/abcnews.al/