Lajm i mirë për sportin shkodran, jepet leja për ndërtimin e kompleksit

schedule12:57 - 18 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 18 Tetor, 2020

Presidenti i ekipit të basketbollit të Vllaznisë, njëkohësisht edhe donator te ekipi shkodran i futbollit, Alban Xhaferri, ka marrë prej kohës iniciativën e ndërtimit të një kompleksi sportiv të shumësportëshit, në bashkëpunim me shoqatën “Shkodra Tenis”.

Plani parashikon ndërtimin në qytetin më të madhe verior të 6 fushave të tenisit dhe 3 të basketbollit, por dhe ambiente të tjera moderne. Projekti është miratuar sipas një statusi të Ilir Beqjes, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë lejën për ndërtimin e kompleksit sportiv, tenisi dhe basketbolli, teksa ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit të bashkëpunojë me Bashkinë e qytetit më të madh verior për zbatimin e këtij vendimi.

Tashmë e konfirmuar zyrtarisht, investimi i presidentit të basketbollit dhe të futbollit, z. Alban Xhaferi, do të jetë një ndihmesë konkrete për zhvillimin e lojërave me dorë, veçanarisht basketbollit në Shkodër. Trofetë mbeten një detyrë shtëpie e panegociueshme“, shkruan avokati Blendi Dibra. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!