“E turpshme, lojtari yt më ofendoi”, zbulohet biseda mes Koeman dhe trajnerit të Getafes

schedule10:59 - 18 Tetor, 2020

schedule 10:59 - 18 Tetor, 2020

Roland Koeman pësoi humbjen e parë në stolin e Barcelonës. Getafe mposhti 1-0 ekipin katalanas (nuk e bënte prej vitit 2011) mbrëmjen e kaluar falë golit të Jaime Mata nga pika e penalltisë.

Një mbrëmje për t’u harruar për trajnerin holandez, i cili është ankuar pas ndeshjes në lidhje me debatin që pati me Allan Nyom, anësorin e djathtë të ekipit kundërshtar dhe Kamerunit.

I thashë trajneri të Getafes (Pepe Bordalas) që lojtari me numër 12 (Nyom) kishte treguar mungesë respekti ndaj meje. Nuk dua t’i përsëris, por m’u drejtua 2-3 herë gjatë ndeshjes me fjalë të shëmtuara, më ofendoi.

I thashë Bardalas që ishte e nevojshme të fliste me lojtarin e tij, pasi ne trajnerët nuk mund të tolerojmë sjellje të tilla në futbollin modern“, theksoi Koeman.

Një koment rreth episodit të ndodhur bëri edhe trajneri i ekipit vendas. “Dua të flas për futboll, nuk kam ardhur këtu të bëj polemika. Nuk kam biseduar akoma me Nyom.

Do e bëj nesër (sot). E njoh shumë mirë dhe dyshoj të jetë shprehur ashtu siç pretendon Koeman. Nyom është një tip luftarak dhe konkurrues në lojë, por i respektueshëm shumë si djalë.

Sigurisht që nuk i toleroj sjelljet e gabuara të lojtarëve të mi, por e kam të vështirë ta besoj që e ka ofenduar trajnerin e Barcelonës“, deklaroi Bordalas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!