Manchester City ka lënë pas zhgënjimet e fillimsezonit, si dhe atë humbje 1-5 kundër Leicester Cityt, duke u rikthyer te fitorja në takimin kundër Arsenalit.
Djemtë e Guardiolës triumfuan me rezultatin 1-0, duke iu falur një goli nga Raheem Sterling në minutën e 22-të. Sulmuesi anglez përfitoi nga një aksion shumë i bukur i Cityzens dhe nga një pasiguri e portierit Leno, i cili ia riktheu topin në këmbë.
Pas pësimit të golit, Arsenali tentoi të reagojë dhe të shmangë humbjen, por mbrojtja e Cityt ishte shumë solide në këtë sfidë. City merr tri pikët, teksa Arsenal pëson disfatën e parë këtë sezon./abcnews.al