Chrissy Teigen reagon për herë të parë pas humbjes së fëmijës

schedule14:38 - 17 Tetor, 2020

schedule 14:38 - 17 Tetor, 2020

Chrissy Teigen ka folur për herë të parë pas humbjes së fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin John Legend. Përmes një postimi në Instagram, modelja shkruan se “ndihet e qetë dhe në rregull”. Ky reagim erdhi pas performancës që bashkëshorti bëri në “Billboard Music Awards” të mërkurën kushtuar asaj, pas humbjes tragjike së fëmijës.

Legend këndoi “Never Break” nga albumi i tij i fundit në performancën e parë që kur Teigen njoftoi se humbi fëmijën e tyre të tretë, Jack. “Kjo është për Chrissy. Unë të dua dhe të çmoj shumë ty dhe familjen tonë.”, theksoi ndër të tjera Legend pas interpretimit të këngës “Never Break”.

 

View this post on Instagram

 

We are quiet but we are okay. Love you all so much.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Çifti kanë dy fëmijë, vajzën Luna dhe djalin Miles, së bashku dhe po përgatiteshin të mirëprisnin të tretin. Më herët, modelja pati treguar për fansat problemet e shumta që kishte me shtatzaninë dhe vetëm pak ditë më pas dha lajmin e hidhur se kishin humbur vogëlushin e tyre, që kishin vendosur ta pagëzonin me emrin Jack. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!