Është padyshim një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Marina Vjollca merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj. Pak ditë më parë, Marina tregoi se kishte udhëtuar drejt Italisë së bashku me partnerin, Getoar Selimin.
Por pasi u takua me stilisten e mirënjohur Elisabeta Franchi, Marina ka zbuluar një tjetër lajm për fansat e saj. Përmes një postimi në Instagram, moderatorja shkruan se është bërë ambasadore e markës Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë.
View this post on Instagram
“E nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it”, ka shkruar Vjollca. Elisabetta Franchi është një markë italiane e modës në pronësi të Betty Blue SpA dhe e udhëhequr nga stilistja me të njëjtin emër. xh.d/abcnews.al