Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo ka deklaruar se përfshirja e Turqisë në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë ka rritur edhe më tepër rrezikun në rajon, duke bërë thirrje që konflikti të zgjidhet përmes diplomacisë.
Rreth 30.000 njerëz janë vrarë në shpërthimin më vdekjeprurës të konfliktit që nga lufta në 1990.
Nagorno-Karabakh është pjesë e Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, por është i populluar dhe qeveriset nga armenët etnikë. Përplasjet kanë ngritur shqetësime se mund të ketë një përplasje mes Turqisë dhe Rusisë, të cilët mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Siri dhe Libi.
Duke kundërshtuar kritikat nga aleatët e NATO-s, Turqia ka akuzuar Armeninë për pushtimin e Azerbajxhanit dhe u zotua se do të mbështesë këtë të fundit. Ankaraja i ka bërë thirrje vazhdimisht Grupit të Minskut, që të nxisë Armeninë të tërhiqet nga rajoni.
“Turiqa ka ndërhyrë dhe i ka dhënë armë Azerbajxhanit, duke rritur rrezikun, dhe duke ndezur më shumë konfliktin në këtë luftë historike,” tha Pompeo në një intervistë.
“Zgjidhja e këtij konflikti duhet të bëhet përmes negociatave dhe diskutimeve paqësore, jo përmes konfliktit të armatosur, dhe sigurisht jo me vendet e palëve të treta, tha Pompeo.