Giuseppe Conte: Jo izolimit, duhet një strategji e re kundër COVID-19

schedule22:41 - 16 Tetor, 2020

schedule 22:41 - 16 Tetor, 2020

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar se duhet të merren masa për të shmangur një izolim të vendit.

“Ne duhet të shmangim nja izolim të dytë, ritheksoj se kjo valë e dytë nuk është më pak e rrezikshme, por jemi duke punuar më të gjitha mundësitë. Ne duhet ta përballojmë këtë valë të koronavirusit me një strategji të re, ndryshe…me anë të së cilës mund shmangim bllokimin”, deklaroi Conte.

Gjithashtu ai theksoi se Bashkimi Evropian po financon kërkimet më të rëndësishme për të garantuar vaksinën.

“Përballë një vale të dytë që ka përfshirë edhe shumë vende të tjera, ne sigurisht që jemi të shqetësuar. Pasi situata është problematike  për sistemet shëndetësore, ekonominë…etj. Ne gjithashtu jemi të lodhur, qytetarët po ashtu janë lodhur përballë kësaj prove shumë të vështirë”, shtoi më tej Conte.

/abcnews.al/