Nuk do të nguronte të martohej, Ardian Bujupi tregon “fiksimin” e jetës

schedule14:55 - 16 Tetor, 2020

schedule 14:55 - 16 Tetor, 2020

Ardian Bujupi është një ndër këngëtarët më të suksesshëm, fama e të cilit tejkalon kufijtë shqiptarë. Ky sezon ishte shumë i suksesshëm për artistin, pasi bashkëpunimi me Xhensila Myrtezajn e renditi atë në listën e këngëtarëve më të dëgjuara të verës.  Përsa i përket jetës private, Ardiani është përfolur se është në një lidhje me modelen Sabrine Khan, thashetheme të cilat i ka mohuar vazhdimisht.

Megjithatë, është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private, së fundmi ai ka vendosur të tregojë pak mëshumë për fansat. Këngëtari ka publikuar disa pamje nga një dasëm kurde, dhe kaq ka mjaftuar që një fans t’i shkruajë se “tani e ke radhën ti”. Këtij komenti autori i hitit “Panorama” i është përgjigjur publikisht duke zbuluar dhe personazhin që do ta bënte atë të ndërronte mendje dhe të martohej.

“Po, me Madison Beer”, ka shkruar Ardiani duke treguar kështu se këngëtarja e njohur është një ndër të preferuarat e tij. Kujtojmë që pas suksesit të këngës “Panorama”, Ardiani publikoi gjithashtu dhe dy projekte të reja “Të Dua” dhe “Juliet”, të cilat gjithashtu janë pritur mjaft mirë nga publiku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!