Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më ndoqën deri te hyrja e pallatit”, telefonata që alarmoi policinë në mesnatë, nisin hetimet

schedule12:58 - 16 Tetor, 2020

schedule 12:58 - 16 Tetor, 2020

Një telefonatë ka mbërritur mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate në Policinë e Tiranës. Një person i cili është identifikuar a A.Dh ka kallëzuar se 2 orë përpara dy persona të panjohur e kanë ndjekur deri në hyrje të pallatit ku ai banon.

Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!