Një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e së mërkurës, ku fatmirësisht, nuk pati të lënduar.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia deklaroi se zjarri, i rënë në sallën e network-ut, u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër, ndërkaq janë djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al


