Ofendoi Momo Salah me thirrje raciste, tifozi i West Ham e pëson keq

schedule19:27 - 15 Tetor, 2020

schedule 19:27 - 15 Tetor, 2020

Racizmi nuk tolerohet aspak në Angli. Momo Salah ra pre e ofendimeve në sfidën e shkurtit të vitit të kaluar kundër West Ham në Londër. Në një moment po ekzekutonte një goditje këndi, teksa dëgjoi fjalë të rënda dhe me sfond racist nga pas krahëve.

Tale Bradley Thumwood ishte ai që po i ulërinte. 48-vjeçari është pjesë e një prej tifozerive më të zjarrta në ishull. Pas më shumë se një viti pas episodit të ndodhur, është marrë vendimi ndaj tij.

 

Tifozët e West Ham

Një video që qarkulloi në internet u mor si provë nga Gjykata dhe lamtumirë stadiumeve për ca vite. BBC raporton se tifozi i “Çekiçëve” është përjashtuar me tre vite nga stadiumet britanike dhe do i duhet të paguajë një gjobë prej 400 paundësh.

Ky i fundit e pranoi fajin e kryer dhe shpjegoi se në acarimin e tij kishte ndikuar edhe fakti që ylli i sulmit të Liverpool ka një fe të ndryshme nga e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!