Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta kanë dominuar në zonat Perëndimore, ndërsa vranësira më të shpeshta ka patur gjatë orëve të mesditës në zonat malore, duke rrezikuar shira të izoluar.
Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës fuqizojnë vranësirat duke sjellë shira në zonat perëndimore të vendit.
Temperaturat e ajrit kane pesuar rritje te lehtë gjatë mëngjesit, por rritje të ndjeshme ka sjell mesdita duke shënuar mbi 34°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari

