Pas më shumë se 1 viti në drejtim të policisë së Qarkut Shkodër Niko Brahimaj është larguar nga posti i drejtorit dhe në vend të tij është komanduar zv/drejtori Lorenc Meta.
Gazetari i Abc News Simon Shkreli ka siguruar vendimin e komandimit të Lorenc Metës në krye të drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës në vendin e Brahimajt.
Brahimaj mbajti postin e drejtuesit të Policisë së Shkodrës për më shumë se 1 vit e gjysmë.
Ai u emërua në këtë detyrë më 30 mars të vitit të kaluar .
Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, ndërkohë që para Policisë së Shkodrës, ishte drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit./db/Abcnews.al