Nga Maksi Rama
Shumica e qytetarëve nëpër rrugët e kryeqytetit e kanë zbatuar vendimin e qeverisë që duhet të jenë me maskë që nga momenti që dalin nga shtëpia e tyre.
Edhe në autobusët e transportit publik shumica e qytetarëve këtë të enjte udhëtarët kanë qenë me maska sikurse e kërkon dhe protokolli i sigurisë.
Megjithatë nuk kanë munguar qytetarët të cilët kanë lëvizur pa maskë, kryesisht të rinjtë, por dhe ata që nuk e vendosin siç duhet.
Në disa akse të kryeqytetit kishin dalë efektivët e policisë për të sensibilizuar dhe ndëshkuar të pabindurit.
Të pyetur nga “ABC News” qytetarët e shohin si pozitiv vendimin për mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura
“Them që do të ndikojë për mirë. Maskën e kam përdorur edhe ditët e tjera. Njeriu ka qejf të rrojë, për nipat, mbesat”, u shpreh një qytetar.
Por nuk mungojnë edhe indiferentët ndaj masave të qeverisë.
A nuk keni frikë se keni dalë pa maskë sot?
“Nuk kam frikë se më ka thënë vetë Rama, m’ka thënë rri pa maskë”, u shpreh një qytetare.
/abcnews.al/