Ambasada e Shqipërisë në Romë bën të ditur se Zyra Konsullore do të rifillojë shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00. Ambasada pezulloi shërbimet ditën e djeshme pasi një pjesëtar i stafit rezultoi pozitiv për Covid-19.
Shërbimi do të rifillojë në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjenizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.
Në njoftim theksohet se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit e këtij institucioni për caktimin e një date të re. s.b/abcnews.al/



