Ambasada Shqiptare në Itali ka pezulluar përkohësisht të gjitha shërbimet pasi një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada njofton se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve dhe se mbeten në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë.
Brenda ditës së nesërme, Ambasada do të njoftojë të reja mbi rifillimin e shërbimeve.
“Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj,” thuhet më tej në njoftim.
Njoftimi i plotë
NJOFTIM![]()
Të nderuar bashkatdhetarë!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.
Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.
Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt.
Faleminderit!
?NJOFTIM‼️
Të nderuar bashkatdhetarë!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor…
Posted by Ambasciata d’Albania in Italia / Ambasada e Shqipërisë në Itali on Wednesday, October 14, 2020
;



