Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, feston sot ditëlindjen e tij të 76-të. Ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, rrethi dhe familja.
LEXO EDHE: Sali Berisha feston 76-vjetorin e lindjes, ndan foton krah të shoqes: Mirënjohje Zotit dhe familjes
Mirëpo, ai që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është urimi i reperit Stresi, i cili ka publikuar në Instagram një foto të Berishës me bashkëshortes dhe shkruan: “Shpresa vdes e parafundit i fundit vdes ti … Qofsh i lumtur përgjithmonë u bëfsh 1000 vjeç. 76 si 46”.
https://www.instagram.com/p/CGV03Y1pRlA/
Kujtojmë që Stresi, me emrin e vërtetë Arkimend Lushaj është djali i Sali Lushajt, një prej truprojave të liderit të PD-së. Puna e të atit ka bërë që Stresi jo pak herë të shprehet lidhur me bindjet e tij politike. l.k/abcnews.al

