Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punesimi mbetet një sfidë për të verbrit, kryetari i Forumit Rinor: Ligji nuk po zbatohet

schedule08:37 - 15 Tetor, 2020

schedule 08:37 - 15 Tetor, 2020

15 Tetori njihet si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre. Mbi 134 mijë të verbër në vendin tonë përballen me një sërë sfidash dhe për të folur për këtë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte i ftuar Kryetari i Forumit Rinor të të Verbërve, Jonid Ferhati.

Ferhati shprehu shqetësimin se hasen me shumë vështirësi, dhe se kjo kategori nuk gëzon privilegjin për t’u punësuar, ndonëse ekziston një ligj i veçantë për ta. Ai u shpreh se institucionet shtetërore dhe bizneset private duhet të kontribuojnë punësimin e të rinjve.

Që nga 2009, pagesa e personave të verbër përsa i përket kempit, nuk ka pësuar asnjë lloj rritjeje. Një person i verbër paguhet 120 mijë lekë të vjetra. Grupi i parë janë të verbrit që kanë nevojë për shoqërues marrin dhe një pagesë që paguhet shoqëruesi.

Ligji ka qenë dhe janë bërë ndryshime. Bëhet fjalë për një ligj që ishte një në 25 persona, ndërsa sot në regres nga 1 në 25 pastaj pasardhësi në 50. Për më tepët, mbetet në një konfuzion ligjor që nuk është përcaktuar qartë hyn vetëm i dyti apo vazhdon vetëm 50. Por nëse është vetëm i dyti dhe kompania ka të drejtë të mos punësojë më, është për të ardhur keq.”, tha ai.

Ndërkaq, ai foli dhe për mungesën e infrasktrukturës së lëvizjes, ndërsa shtoi se kanë vendosur që të mos protesojnë ditën e sotme duke marrë parasysh dhe situatën e krijuar nga pandemia. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!