Greqia çon sërish “detin” në Bruksel, “frenat” e Berlinit për sanksione kundër Turqisë

schedule22:54 - 14 Tetor, 2020

schedule 22:54 - 14 Tetor, 2020

Pas rindezjes së tensioneve me Turqinë, Greqia do të kërkojë nesër në Bruksel vendosjen e sanksioneve për Ankaranë.

Sipas DW, klima në BE pritet të jetë e ashpër për Turqinë pas veprimeve të saj të fundit të njëanshme dhe veçanërisht me anijen kërkimore “Oruc Reis” pranë ishujve grekë.

Megjithëse çështjet e politikës së jashtme pritet të diskutohen të Premten, dita e dytë të Samitit, konsiderohet pothuajse e sigurt ku kryeministri grek do të ngrejë çështjen e provokimeve turke.

Zëdhënësi i qeverisë e përshkroi si “përshkallëzim shumë serioz” faktin që “Oruc Reis” po shkon kaq afër Kastellorizo.

Qëllimi i Athinës është të marrë një mbështetje të fortë në konkluzionet e Këshillit Evropian, i cili do të hapte rrugën për pasoja kundër Turqisë.

Kjo sepse Gjermania, megjithë përgjigjet e saj të forta për Ankaranë refuzon vendosjen e sanksioneve në këtë fazë.

Sidoqoftë, një zyrtar i BE tha se Brukseli “nuk do të hezitojë të marrë masa”, por nuk pranoi të thoshte nëse kjo do të ndodhte përpara samitit të dhjetorit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!