Nga Leontina Nika
Orion Shima dhe Martin Stommel ( Shtomel) me ekspozitën “Krah për krah” bëhen bashkë në Tiranë.
Natyra është emëruesi i përbashkët i dy piktorëve. Kuratori Edison Ceraj thotë se qëllimi i artistëve është krijimi i një ekuilibri mes njeriut dhe natyrës.
Pas njohjes si artistë dhe vizitave në studiot e njëri-tjetrit artisti shqiptar Orion Shima dhe gjermani Martin Stommel çelin në Tiranë ekspozitën e përbashkët “Krah për krah”.
Natyra dhe njeriu është emëruesi i përbashkët mes tyre , por e parë në dy këndvështrime të ndryshme.
Kuratori, Edison Ceraj thotë se diskutimi për natyrën, u ndez sërish në këtë kohë pandemia, ndaj artistët e pasqyrojnë më gjuhën e pikturës këtë marrëdhënie.
“Ka një lloj absurdi mes raportit të tyre ( tek Shtomel) dhe natyrës. Duket sikur kërkojnë diçka, por që nuk është e shprehur se çfarë kërkojnë”, tha ai.
Piktura e Stomelit ka një tragji-komedi dhe doza të forta absurdi.
“Nëse shkrin komedinë me tragjedinë, në këtë çast kur shkrihen me njëra-tjetrën kemi dramën, jo në kuptimin matematikor, por më afër të vërtetës”, u shpreh ai.
Ndërsa Shima nga ana tjetër përpiqet që njeriun t’a njësojë me natyrën.
“Peisazhet e Shimës, janë më shumë sikur nuk ekziston”, thotë ai.
Ceraj, thotë se shpesh sjellja ndaj natyrës, kalon në dy ekstreme dhe qëllimi ëshët të gjejmë ekuilibrin mes këtyre dy grupimeve, përpjekje që edhe artistët kanë në këtë ekspozitë.
“Kemi një grup njerëzish që e adhurojnë natyrën, por kemi edhe një grup tjetër njerëzish që po cënojnë ekulibrat me natyrën”, u shpreh ai.
Përmes artit cekët edhe aspekti social- politik me forcën e penelit.
Artistët megjithëse kanë krijuar nga një cikël të caktuar mbi këtrë temë, ata kanë përzgjedhur të përfaqësohen me nga një tablo secili për të ligjitimuar edhe emrin “Krah për krah”./abcnews.al/