Landfilli i mbetjeve në Sharrë hedh poshtë akuzat: Nuk është e vërtetë që biznesi paguan dy herë. Inceneratori nuk merr para nga buxheti i shtetit

schedule16:37 - 14 Tetor, 2020

schedule 16:37 - 14 Tetor, 2020

Nga Maksi Rama

Impianti i përpunimit të mbetjeve në Sharrë ka rënë pre e akuzave të vazhdueshme nga eksponentë politikë dhe jo vetëm.  Administratorja e Inceneratorit, Ariola Kodra iu është përgjigjur akuzave që hedhin baltë mbi shoqërinë private padrejtësisht.

Kohët e fundit jemi bërë objekt i sulmeve dhe akuzave të pabaza nga politika dhe jo vetëm. Në fakt nuk është as hera e parë dhe e fundit që biznese të caktuara janë në qendër të këtyre sulmeve. Këto ne i shohim si shpifje ndaj punës sonë, pasi shoqëria jonë është përpjekur që të jetë gjithmonë transparente në punës e saj. Gjithsesi do të marrim masa që të bëjmë ç’të jetë e nevojshme për të treguar cila është e vërteta“ tha Ariola Kodra, administrator e Impiantit të përpunimit të mbetjeve Sharrë.

Kodra sqaroi edhe akuzat në lidhje me funksionimin e kapacitetit të inceneratorit që është një investim me makineritë më bashkëkohore. “Ftoj të gjithë akuzuesit përpara se të flasin, të ulen, të lexojnë dhe kuptojmë mirë projektin e kësaj vepre kaq të madhe të teknologjisë së fundit. Investimet nuk qëndrojnë vetëm në ndërtesa dhe infrastrukturë, po qëndrojnë edhe në porositjen e makinerive të teknologjisë së fundit, mjaft moderne, të cilat duan një kohë të gjatë për t’u bërë gati” tha ajo.

Biznesi nuk po paguan tarifa të rritura siç aludohet nga keqdashës të shoqërisë private dhe prej 2 vitesh Sharra është transformuar në një zonë të gjelbër. “Nuk është e vërtetë që qytetarët paguajnë dy herë, nuk duhet të ngatërrojmë tarifën e depozitimit të mbetjeve urbane me tarifën depozitimit të mbetjeve industriale. Janë akuza të pavërteta. Dua të theksoj se është shumë i rëndësishëm fakti që shoqëria nuk merr para për investimin nga shteti, merr vetëm para për shërbimin e ofruar. 

Ndryshimet janë të dukshme, parametrat mjedisor kanë ndryshuar, sigurisht, janë përmirësuar, këto mund të vërtetohen nga analizat e ujit, ajrit. Shara është kthyer në një park natyror, kjo falë punës sonë, më lejoni ta them me krenari këtë, dhe sigurisht falë bashkëveprimit me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës” tha Ariola Kodra, administrator e Impiantit të përpunimit të mbetjeve Sharrë.

Impianti i përpunimit të mbetjeve në Sharrë tashmë prej disa kohësh i ka ardhur në mbështetje mbetjeve të qarkut të Durrësit pa asnjë kosto. “Ne iu përgjigjëm me shumë gatishmëri kërkesës së tyre për shkak të situatës së krijuar aty. Aktualisht mbetjet e Durrësit vijnë në kosto zero. Që nga fillimi dhe deri në momentet që flasim”.

Për të gjithë ata që kanë paqartësi në mirëmenaxhimin e mbetjeve në Sharrë, administratorja e shoqërisë ka këtë thirrje. “Ftoj të gjithë ata që akuzojnë, shtrembërojnë të vërtetën dhe që hedhin baltë mbi punën e shoqërinë sonë, të stopojnë, pasi kjo nuk është në të mirë të klimës së biznesit dhe situatës në përgjithësi. Dyert tona janë të hapura, janë të mirëpritur të vijnë të shohin nga afër cdo gjë” përfundoi Ariola Kodra, administrator e Impiantit të përpunimit të mbetjeve Sharrë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!