Genta Ismajli paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me një artist të famshëm turk.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka nisur punën për këngën e re në bashkëpunim me një artist turk.
Lajmin e kanë e ka konfirmuar vetë Genta, por nuk e ka zbuluar emrin e artistit, duke lënë surprizë për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.
“Do jetë një befasi dhe për momentin nuk do t’ia zbuloj emrin e këngëtarit, por kënga do jetë në gjuhën turke”, ka thënë ajo.
Sakaq, Genta shton se kjo surprizë do u pëlqej të gjithëve, duke marrë parasysh që është një këngëtar shumë i famshëm në Turqi.
https://www.instagram.com/p/CF9f4xLB3oE/
Kujtojmë që bukuroshja për më shumë se një vit jeton mes Kosovës dhe Turqisë, për shkak të lidhjes me biznesmenin Huseyin Usta. l.k/abcnews.al