Maska me detyrim, i moshuari: Hedhin sëmundje për të na rrëmbyer paratë, duan të na vdesin

schedule14:32 - 14 Tetor, 2020

schedule 14:32 - 14 Tetor, 2020

Nga dita e nesërme të gjithë qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskë kudo në ambiente të jashtme dhe në rast shkelje do të dënohen me 3 mijë lekë gjobë.

Abcnews.al pyeti disa qytetarë në Sarandë nëse do t’i mbajnë maskës prej ditës së nesërme. Një i moshuar thotë se do e mbajë maskën për sytë e të tjerëve, por nuk beson se ajo do ta mbrojë nga koronavirusi.

“Kur nuk janë të aftë për të parandaluar sëmundjet dhe kur i hedhin këto sëmundje vetë për të rrëmbyer paratë se nga të varfërit nuk kanë çfarë të rrëmbejnë. Unë do ta mbaj maskën për sytë e të tjerëve”, shprehet ai.

Gazetarja: Po për të mbrojtur veten?

Qytetari: Nga se ta mbroj veten, nga ata që duan të më vdesin./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!