Getafe C.F ka ndryshuar emrin e klubit dhe kjo i ka habitur të gjithë. “Geta” është hequr nga emri dhe që tani, çka konfirmohet edhe në rrjetet sociale, klubi spanjoll quhet FE C.F. “Getafe është një klub që bën gjithçka me zemër dhe përfaqëson në mënyrë të përkryer atë që duam të tregojmë.
Emocionohemi me këtë lojë fjalësh. Po ndryshojmë emrin e klubit dhe kjo ndodh në skuadra që janë të guximshme dhe e dinë se çfarë po bëjnë. Ishim të sigurt kur dolëm më këtë ide”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e klubit spanjoll.
En esta dura temporada, no perder la FE es ganarlo todo. ?https://t.co/WR4tEIiDjW
— Getafe C.F. (@GetafeCF) October 14, 2020
Por pse pikërisht FE C.F? Sepse FE do të thotë besim dhe jo rastësisht është zgjedhur ky emër. “Getafe i kërkon botës që të mos e humbasë besimin. Situata që kemi provuar në të gjithë botën është e jashtëzakonshme dhe Getafe FC nuk mund të jetë pasive, ndaj kemi vendosur t’i dërgojmë një mesazh gjithë botës.
Historia ka treguar se jemi të aftë të përballojmë çdo fatkeqësi dhe për këtë klubi dëshiron t’i kërkojë botës të mos e humbasë besimin te qeniet njerëzore, pasi janë të aftë të bëjnë gjëra të pabesueshme”, sqaron klubi spanjoll, që do të quhet FE C.F vetëm në ndeshjen kundër Barcelonës. /abcnews.al