Këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte artisti Franc Shllaku, i cili është bërë i njohur me punime unike artizanale. Në studio, ai rrëfeu se si lindi ideja për të sjellë produkte të tilla, ndërsa tha se gjithçka nisi kur ishte vetëm 10-vjeç.
“Kam një vit e gjysmë që e ndjek këtë lloj profesioni ose pasioni por që ka nisur rreth moshës 10 vjeç. ka qenë një emision i famshëm tek Rai, dhe rreth 80 përqind e gjërave që shikoja aty i realizoja.”, tha Franci.
Më tej, ai shtoi se për realizimin e ndër produktet më të pëlqyera dhe që kanë ecur në treg janë orat prej druri, por dhe punime të tjera, pasi siç tha ai janë unike dhe të veçanta nga ato që gjenden zakonisht nëpër dyqane. /abcnews.al

