Leo Messi është parë i nervozuar në fund të ndeshjes me Bolivinë, që Argjentinas e fitoi me rezultatin e ngushtë 1-2. Sulmuesi katalanas nuk shënoi dot gol, ndërkohë që në fund kamerat e fiksuan duke u kapur me një pjesëtar të stafit të ekipit kundërshtar.
Lucas Navas, përgatitësi atletik i Bolivisë, ishte shënjestra e yllit të Argjentinës. Vetë ai ka deklaruar pas ndeshjes se po tentonte të ndante lojtarët që të mos ndëshkohej ndonjë lojtar, ndërsa nga reagimi që Messi kuptohet se do e ketë thënë ndonjë fjalë më shumë.
LA LECTURA DE LABIOS DEL CRUCE: "LA C… DE TU MADRE. ¿QUÉ PASA, PELADO?"
Quién es "el pelado" que se peleó con Messi tras finalizar el partido: https://t.co/ouhEGSY2tS pic.twitter.com/xoplQkk2Ey
— TyC Sports (@TyCSports) October 14, 2020
Pamjet e nxjerrin sulmuesin zbuluar, teksa i drejtohet Navas me këto fjalë: “Shkofsh në djall. Si e ke hallin, tullac? Gjithë ndeshjen mbete duke bërtitur. Çfarë halli ke, pse krijon probleme?! Që nga stoli më ke ulëritur gjatë gjithë ndeshjes”. /abcnews.al