Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita e kërkon në Kuvend/ Xhafaj pret në zyrë ambasadorin Lu

schedule13:54 - 7 Qershor, 2018

schedule 13:54 - 7 Qershor, 2018

Pas takimit mes ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë për mediat një reagim në lidhje me akuzat për Agron Xhafajn. Sipas Lu-së, “Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”.

 

Ndërsa opozita kërkonte në Kuvend prezencën e kryeministrit e ministrit të Brendshëm, zyrën e Fatmir Xhafajt e ka vizituar në mesditën e së enjtes ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Prej disa javësh, opozita kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, pas publikimit të një audiopërgjimi, ku pretendohej se vëllai i ministrit vijonte trafikun e drogës në Vlorë. Pavarësisht pretendimeve të opozitës diplomati amerikan reagoi, duke theksuar se, “koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”.

Donald Lu: “Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”.

Gjatë takimit pa praninë e medias, zyra për shtyp e ministrisë së Brendshme njoftoi se Xhafaj e njohu Ambasadorin Lu, me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, Lu shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri.

Në fund të takimit ambasadori Lu mori në automjetin e tij të blinduar minsitrin Xhafaj për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!