Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mikrobiologu: Faktorët që ndikojnë në riaktivizimin e viruseve

schedule17:38 - 13 Tetor, 2020

schedule 17:38 - 13 Tetor, 2020

Mikrobiologu i Kosovës, Lul Raka ka komentuar situatën e koronavirusit.

Raka shprehet se përhapja e epidemisë, ndikohet nga faktorë të tjerë.

“Epidemia shpërthen nga një rast i sëmundjeve dhe në rast kur  gjen faktorë të përshtatshëm për përhapje. Prandaj këtu luan rol edhe ndikimi i parandalimit dhe i kontrollit të infeksionit”, tha Raka shkruajnë mediat në Kosovë.

Që nga shpërthimi i sëmundjes janë prekur më shumë se 37 milion njerëz në të gjithë botë.

“Nëse kthehemi pas do të pyesim se përse nuk ishim më syhapur kur u njoftuan rastet e para në Kinë”, tha mikrobiologu.

I pyetur se çfarë i bën viruset të rishfaqen (të riaktivizohen) Raka shpjegoi se ndikojnë një sërë faktorësh.

“Ndezja” apo riaktivizimi i viruseve mund të provokohet nga kombinimi i stimuluesve të jashtëm dhe të brendshëm. Faktorë të tillë mund të jenë stresi, infeksionet me viruse të tjera, trauma, ndryshimet fiziologjike dhe fizike si edhe dëmtimi i imuniteti dhe faktorë të tjerë”, ka thënë Raka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!