Situata e COVID-19: Mbyllet kopshti në Tiranë, infektohen 2 edukatore në Berat

schedule15:48 - 13 Tetor, 2020

schedule 15:48 - 13 Tetor, 2020

Kopshti 41, pranë drejtorisë së higjienës në Tiranë, ka mbyllur dyert për shkak se ka rezultuar pozitivë drejtoresha, një edukatore dhe një prej sanitareve.

Burimet thanë për “Abc News” se ato ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe janë izoluar në shtëpi.

Aktualisht nuk rezulton i infektuar asnjë prej fëmijëve ndërkohë që institucionet shëndetësore po kryejnë hetimin epidemiologjik.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur që ky kopsht të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë.

Edhe në Berat këtë të martë janë konfirmuar pozitive me COVID-19, dy edukatore në çerdhen “Donika Kastrioti”.

Ato dyshohet se e kanë marrë virusin nga koleget e tyre të konfirmuara më herë me këtë virus. prej ditësh çerdhja është e mbyllur.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se është infektuar me COVID-19 një mësuese në fshatin Vodicë, në Poliçan dhe 3 mësues në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar.

Gjithashtu mësohet se po në Skrapar ka rezultuar pozitiv për COVID-19 edhe një polic në Komisariatin e Policisë.

Sakaq koronavirusi ka prekur edhe një punonjëse në Bashkinë e Kuçovës.

/abcnews.al/