Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dhunoi fëmijën 2 vjeç, pranga edukatores së një kopshti privat në Tiranë

schedule12:48 - 30 Korrik, 2026

schedule 12:48 - 30 Korrik, 2026

Një edukatore në një kopsht privat është vënë në pranga nga komisariati nr 4 në kryeqytet pasi ka dhunuar një të mitur.

Sipas informacioneve edukatorja është kallëzuar në polici nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.



Gjatë marrjes në pyetje 32-vjeccarja është shprehur se çdo gjë ishte momentale, “nuk e di se çfarë më gjeti thjesht po qante dhe nuk e durova dot”.

Dhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj është bërë arrestimi në flagrancë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!