Baba për herë të parë, Gold AG: Dua që fëmija im të lindë me 28 Nëntor

schedule11:43 - 13 Tetor, 2020

schedule 11:43 - 13 Tetor, 2020

Gold AG është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare. Pak kohë më parë, autori i hitit “Shqiptar” kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij, Ermira Shkodra. Ndërkohë, që së fundmi dyshja ka konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

I ftuar në emisionin “Rudina”, reperi foli ndër të tjera dhe për bashkëshorten e cila është në muajt e fundit të shtatzanisë, ndërsa shprehu dëshirën e madhe që fëmija e tyre të lindë me datë 28 Nëntor.

Në nëntor pritet të lindë, ishalla me datë 28. Unë jam me prejardhje nga Presheva dhe ka tre vite nuk e kam parë vendlindjen time, për këtë jam i lidhur dhe e kam traditë familjarisht si nga ana e babait dhe dajave. Në një koncert në Tiranë i thashë publikut se ne ju kemi dashur juve sikur nënë që e do fëmijën pa e parë.

Unë e kam dashur që i vogël Shqipërinë dhe pse se kisha parë. Shqipërinë për neve ka qenë sikur fëmija për nënën që para se më lindur e do. Unë jam krenar që jam dhe shtetas i Shqipërisë, kur kam marr dhe pasaportën shqiptare më është dukur sikur më ka lindur një djalë.”, tha reperi. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!