Moderatori dhe gazetari Enkel Demi ka reaguar sërish për vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme maskat në ambiente të mbyllura dhe të hapura, përndryshe do të aplikohet dhe gjobë.
Në “Abc-në e mëngjesit”, gazetari ironizoi policinë duke thënë se policia ka luftuar probleme të tjera më të mëdha, ndërsa tani do të përqendrohet për të kapur në flagrancë qytetarët që nuk respektojnë rregullin e mbajtjes së maskës.
Ndër të tjera, ai shtoi se policia do të bëjë dhe biografinë, teksa iu referua deklaratës skandaloze që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri ndaj së ëmës së 15-vjeçarit që u dhunua nga efektivët e policisë tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë.
“Policia kontrollon territorin dhe lufton krimin e organizuar. Ato që thotë Artan Hoxha janë gënjeshtra. Të gjitha kapacitetet e Policisë Bashkiake dhe të shtetit do të jenë për të kapur në flagrancë ata që nuk kanë maska.”, tha gazetari. xh.d/abcnews.al