Ky është qyteti që u ofron turistëve 100 dollarë “dhuratë” nëse e vizitojnë

schedule21:49 - 12 Tetor, 2020

schedule 21:49 - 12 Tetor, 2020

Glenwood Springs në Kolorado po u ofron vizitorëve 100 dollarë që të vizitojnë qytetin e famshëm për burimet e nxehta deri në 30 nëntor.

Biznesi i turizmit në qytet njoftoi në fund të gushtit se do ta zgjasë programin stimulues, i cili filloi në pranverë gjatë pandemisë së koronavirusit, deri më 30 nëntor si pjesë e një përpjekje për të rritur turizmin në rënie në zonë.

“Pas rihapjes së atraksioneve kryesore të Glenwood Springs, bordi i promovimit të turizmit të Glenëood Springs vendosi që kjo dhuratë ishte masa e duhur, jo vetëm për të mbështetur bizneset tona lokale të varura nga turizmi, por edhe për të shpërblyer bazën tonë të dedikuar të vizitorëve,” tha Lisa Langer, drejtore e promovimit të turizmit për Vizitoni Glenëood Springs, tha në një deklaratë.

1.000 vizitorët e parë që kualifikohen do të marrin 100 dollarë në “Monedhën e Komunitetit të Artë Glenwood” pas mbërritjes në qytet si pjesë e një përpjekjeje për të rritur turizmin në vjeshtë në zonë.

Për t’u kualifikuar, vizitorët duhet të plotësojnë një kërkesë, të rezervojnë një qëndrim minimal dy ditor në një nga vendet e akomodimit në VisitGlenwood.com dhe të rezervojnë direkt nga faqet e internetit të hoteleve të renditur në këtë faqe.

Vizitorët nuk mund të rezervojnë nëpër faqet e internetit të palëve të treta si Expedia për të marrë “shpërblimin e tyre.” Në listën e hoteleve ku mund të qëndrojnë turistët përfshihen Rio Grande Bed & Breakfast, Hotel Colorado, Hotel Denver, Rodeëay Inn Glenëood Springs, Hotel Glenëood Springs, Glenëood Hot Springs Resort, Frontier Lodge, Cedar Lodge dhe më shumë.

“Ne jemi të lumtur që mund të mirëpresim përsëri vizitorë në Glenëood Springs për herë të dytë këtë vit dhe të inkurajojmë ‘arratisjet’ e vjeshtës me këto dhurata të veçanta,” shtoi Langer. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!