Mallakastër, fëmija bie nga tarraca e shtëpisë

schedule15:52 - 6 Qershor, 2018

schedule 15:52 - 6 Qershor, 2018

Një fëmijë 8 vjeç është rrëzuar asidentalisht nga tarraca e shtëpisë së tij dy-katëshe duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë, rreth orës 15:00, në fshatin Bejar në Mallakastër.

Fillimisht, 8-vjeçari me iniciale G. N u çua në Spitalin Rajonal Fier, por mësohet se do të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar sipas njoftimit të policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al