Një aksident me pasoja të rënda është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit, në Elbasan.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 27-vjeçarja, Miranda Dashëhana.
Gazetari i ABC News Aldo Kozarja raportoi se në momentin e përplasjes së 27- vjeçares, ishin të pranishëm prindërit dhe motra e saj. Sakaq drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer hetime të mëtejshme dhe për të zbardhur ngjarjen.
Elbasan/Informacion paraprak
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/