Thomas Partey ishte një ndër transferimet më të shtrenjta të merkatos së verës, me Arsenalin që pagoi 50 milion euro për firmën e tij. Këto para, shkuan në arkat e Atletico Madrid, që po ashtu mori në formë huazimi Lucas Torreira.
I ati i Thomas Partey ka folur për mesfushorin ganez, për të cilin ka zbuluar se ka pasur oferta dhe nga Chelsea dhe Juventus. “Nuk na shqetësoi asgjë sepse shpresonim për një ekip më të mirë.
Ne ishim të vetëdijshëm për interesimin e Juventusit dhe Chelsea. Ai donte të luante në Champions League, por unë i thashë se ai mund të ndihmonte ekipin për të arritur atje”, u shpreh i ati i Thomas Partey./abcnews.al