Leo Messi vendosi të qëndronte edhe një vit te Barcelona, por fundi i këtij sezoni do të sjellë edhe largimin e tij nga Spanja. Në Argjentinë janë të bindur, “pleshti” do të largohet me parametra zero verën e vitit 2021 dhe e ardhmja e tij quhet Manchester City.
Mirror raporton se ylli i Barcelonës ka zgjedhur klubin anglez, kjo për shkak të lidhjes së veçantë që ka me trajnerin Pep Guardiola. Një argjentinas që vjen dhe një tjetër që largohet nga “Cityzens”. Sergio Agueros i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.
“El Kun” dëshiron të rikthehet në vendlindje, por Interi është gati të mos e humbasë këtë rast për t’i dhuruar trajnerit Conte një sulmues të madh. Zikaltrit do t’i dhurojnë një kontratë 2-vjeçare goleadorit 32-vjeçar.
Aguero shihet si përforcimi i duhur për të tentuar fitimin e titullit kampion dhe rrëzimin e Juventusit nga froni. Lëvizje të bujshme, ndryshime të mëdha dhe merkato e zjarrtë po programohet për verën e ardhshme. /abcnews.al